Nju Jorku zgjeron detyrimin e vaksinave – Përfshin fëmijët dhe sektorin privat. De Blasio: “Do të mbajë qytetin e sigurtë”
Një detyrim i vaksinave të Covid-19 në New York City është bërë efektiv më datë 14 Dhjetor, thuajse 1 vit pasi infermierja e njësisë intensive Sandra Lindsay, mori dozën e parë të Pfizer, duke u bërë banorja e parë në SHBA. Fëmijët 5- 11 vjeç duhet të marrin të paktën 1 dozë nga 14 Dhjetori dhe ato në moshë 12-vjeç e sipër duhet të vaksinohen plotësisht deri më 27 Dhjetor, për të hyrë në restorante dhe marrë pjesë në aktivitetet jashtëshkollore, si sportet, bandat muzikore dhe kërcimet.
Qyteti me popullsinë më të madhe në SHBA caktoi gjithashtu nëj afat të 27 dhjetorit për të gjithë 184,000 bizneset brenda limiteve, që t’i kërkojnë punonjësve vërtetim se janë vaksinuar. “Deri më sot, 90% e të rriturve kanë marrë të paktën 1 dozë”- tha kryebashkiaku Bill de Blasio. “Do vazhdojmë duke i dhënë të gjithëve një dozë të dytë, dozat nxitëse, për ta çuar 90%-shin shumë më lartë dhe për të arritur tek neë yorkezët më të rinj”- shtoi ai. Për të rriturit, 90%-shi kalon normën kobmëtare prej 84.3% të raportuar nga CDC.
Detyrimi i vaksinave nënkupton se shumë të rinj, apo prindërit e tyre, do të përpiqen të marrin një vaksinë, për të vazhduar të hanë në restorante apo amrrë pjesë në aktivitetet passhkollore. Vetëm 31% e grupmoshës 5-12 vjeç kanë marrë të paktën 1 dozë dhe 19% janë vaksinuar plotësisht. Rritja e infeksioneve së fundmi nxiti guvernatoren e shtetit të New Yorkut Kathy Hochul, që të rivendosë përkohësisht kërkesat për veshjen e maskave brenda bizneseve dhe qendrave që nuk kërojnë vërtetim të vaksinimit.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.