“No money for terror” – Gjonaj në Paris: Shqipëria, masa konkrete për luftën kundër terrorizmit
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, mori pjesë në konferencën “Jo para për terrorin” që u zhvillua në Paris me iniciativë të Kryeministrit francez, Emmanuelle Macron. Në konferencë morën pjesë më shumë së 80 ministra nga gjithë bota.
Në fjalën e mbajtur prej saj, Ministrja Gjonaj vuri theksin te mbështetja e vendosur e dhënë nga Shqipëria në luftën globale kundër terrorizmit, përmes pranisë së saj përkrah aleatëve tanë në zonat e krizës, si dhe te masat konkrete legjislative dhe institucionale të ndërmarra nga qeveria shqiptare për parandalimin dhe hetimin e fenomenit të ekstremizmit dhe terrorizmit.
Përfshirja e Shqipërisë në strukturat dhe rrjetet ndërkombëtare ka bërë tashmë një nivel të lartë shkëmbimi të informacionit lidhur me terrorizmin dhe financimin e tij. Sipas saj, një rol të rëndësishëm në luftën kundër financimit ka edhe sektori privat, i cili duhet të ndërgjegjësohet dhe të mbahet përgjegjës në rast shkeljeje të legjislacionit për pastrimin e parave.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.