Nobelisti Stiglitz propozon një “kontratë të re sociale” dhe idenë e “kapitalizmit progresiv”
Nobelisti Joseph Stiglitz ka propozuar një kontratë të re sociale për shekullin e 21-të në kuadër të iniciativës “Open Future”, të promovuar nga “The Economist”, përmes një serie analizash e debatesh mbi temat e mëdha të epokës sonë.
Ai është një nga ekonomistët të cilit i referohen socialdemokratët amerikanë dhe europianë. Stiglitz mbështet prej kohësh idenë e një shpërndarje më të madhe të pasurisë në lindje dhe është një nga kritikët më të ashpër të euros, që konsiderohet nga ai si një projekt neoliberalist.
“The Economist” e pyet nëse kritika e së djathtës populiste ndaj kapitalizmit, që e gjykon një sistem të trukuar dhe inefiçent dhe se nuk përmban themel vërtetësie.
Stiglitz mbështet idenë se fëmijët e të pasurve kanë më shumë mundësi dhe kjo u lejon që të vijojnë të qarkullojnë të njëjtat privilegje. “Është një problem strukturor, shpjegon ekonomisti, që përfundon duke ‘zhbllokuar’ ashensorin social: “Shumë shpejt kush bëhet i pasur nuk shton dimensionet e tortës ekonomike të vendit të tij por vjedh atë që u përket të tjerëve”.
Stiglitz kujton “reformat progresiste të shekullit të kaluar që kanë krijuar të parën klasë të mesme amerikane”. Pastaj erdhi Reagan dhe u afirmua një ideologji e re, që sipas akademikut “ka prodhuar pabarazi enorme”.
“Sot lëmë që gjithçka të menaxhohet nga tregu në qartësinë që ekonomia do të rritet dhe që të gjithë do të jetojnë më mirë. Nga ana tjetër rritja është ngadalësuar, pagat kanë mbetur të bllokuara dhe disa politikanë janë fajtorë që kanë pranuar pasivisht këtë ideologji”.
Zgjidhja, shpjegon Stiglitz është ajo e krijimit të “një kontrate të re sociale” për të mbajtur ekuilibrin mes “tregut, shtetit dhe shoqërisë të bazuar mbi atë që e quan “kapitalizëm progresist”.
Ky sistem nënkomandon “pushtetin e tregjeve dhe të sipërmarrjes në përmirësimin e përgjithshëm të shoqërisë”. Për Stiglitz ky është momenti i duhur për të shpalosur një lloj kundër-revolucioni: Shoqëria amerikane synon “të restaurojë demokracinë e vërtetë dhe të kufizojë pushtetin e parave në politikën tonë”.
Kontrata sociale e Stiglitz parashikon “rishkrimin e rregullave të ekonomisë për të limituar pushtetin e gjigandëve teknologjike dhe financiarë për të siguruar që globalizimi të funksionojë për amerikanin e mesëm dhe jo vetëm për kompanitë e mëdha”.
Ky program parashikon disa propozime më shumë simbolike se e majta, si “shtimi i investimeve shtetërore në teknologji, në edukim dhe infrastrukturë” përveçse edhe “krijimin e green economy”, për të përballuar kërcënimin e ndryshimeve klimatike.
Kur gazetari e pyet nëse ‘statalizmi’ nuk rrezikon të krijojë inefiçencë për sistemin ekonomik, Stiglitz përgjigjet se “të gjithë institucionet njerëzore janë të gabueshme, qoftë ato publike, ashtu edhe ato private”. Gjithsesi, shton ekonomisti, “ka shumë rrethana në të cilat roli i shtetit ka pasur impakt pozitiv edhe në Amerikë. Për shembull, “sigurimet shëndetësore që kanë pakësuar koston dhe ofruar një shërbim më të mirë kundrejt kompanive private”.
Në anë të intervistës, “The Economist” publikon një ekstrakt të librit të fundit të Stiglitz, ku ekonomisti shpjegon motivet për të cilat në ditët e sotme tregu nuk është më në gjendje të kënaqë shumicën e qytetarëve.
“Arsyeja është e thjeshtë, shkruan ai, kush humb vendin e punës ka nevojë për mbështetje nga shteti. Mund të transferohet atje ku ka më shumë mundësi, por çmimi i shtëpive në këto vende ka tendencën që të jetë shumë i lartë. Të papunët mund të mos kenë burimet e nevojshme për të ndjekur kurse formimi dhe bankat përgjithësisht huazojnë para me një interes të lartë”.
Ndërsa kompleton diagnozën, Stiglitz ofron një kurë të mundshme. Qeveria duhet të lehtësojë tranzicionin përmes dy instrumenteve: Politikave aktive të punës që ndihmojnë të papunët për të gjetur vendet bosh dhe politika industriale që stimulojnë krijimin e sipërmarrjeve të reja.
Në vendet skandinave që stimulojnë këto strategji, të papunët kanë gjetur një lidhje të re falë incentivave shtetërore. Në fund Stiglitz shton se qeveria nuk duhet të investojë vetëm në qendrat e mëdha urbane por duhet të synojë rritjen e zonave më pak të zhvilluara që të marrë një zhvillmi homogjen.
Objektivi i fundit, përmbyll ekonomisti, është ai i “garantimit të një jetese mesatare për të gjithë qytetarët, shumë prej të cilëve sot jetojnë në varfëri. Edhe famijet me një punë dinjitoze nuk arrijnë të jetojnë në mënyrë të përshtatshme pasi dalin në pension ose nuk mund të garantojnë dërgimin e fëmijëve të tyre në universitet”.
Marrë nga IlFoglio/Përshtati në shqip: SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.