Norvegjia do bëhet më e “gjelbër”. Synon të trefishojë çmimin e taksës kombëtare ndaj CO2 deri në 2030
Qeveria e Norvegjisë propozoi rritjen e taksës kombëtare ndaj emetimit të dioksidit të karbonit me 3-fish në 234 dollarë për ton deri në vitin 2030, për të arritur objektivat klimatike të vendit. Taksa kombëtare do të rritet gradualisht nga rreth 70 dollarë për ton që është aktualisht, sipas planit klimatik 2021-2030.
Në të njëjtën kohë, do të ulë taksa të tjera dhe tarifa për të ndikuarit. Qeveria do përfshijë gjithashtu koston evropiane të ndotjes në tarifën totale për sektorët e naftës dhe aviacionit kombëtar, që marrin pjesë në Sistemin Europian të Tregtimit të Emetimeve (EU ETS). Norvegjia, prodhuesi më i madh i naftës dhe gazit në Europën perëndimore, synon të ulë emetimet e gazrave ndotës me 50-55% deri më 2030 krahasuar me nivelet e 1990.
Deri në mes të vitit 2021, qeveria do të prezantojë gjithashtu një propozim mbi zhvillimin afat-gjatë të sektorëve të energjisë, përfshirë naftën dhe gazin, sipas Kryeministres Erna Solberg.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.