Noti, sporti ideal! Ja pse i bën mirë shëndetit
Noti nga profesionistët konsiderohet si një ndër sportet më të dobishme, i cili vë në funksion të gjithë muskujt e trupit, edhe muskujt të cilët rrallë herë janë aktivë gjatë jetës së përditshme. Sipas ekspertëve, noti hyn tek sportet që kërkojnë rezistencë të lartë, pasi vetëm për një gjysmë ore not, mund të digjen 350 kalori.
Kjo ndodh për shkak se trupit i duhet rezistencë më e madhe, 14 herë më shumë, sesa rezistenca ndaj çdo sporti tjetër. Kështu, trupit i duhet të djegë më shumë energji që të vazhdojë të ruajë dinamikën e tij brenda ujit. Përveçse përbën një sport të sigurt në forcimin e zemrës, muskujve dhe rritjen e fleksibilitetit, të notuarit është një tjetër alternativë në rritjen e cilësisë së jetës. Për një shëndet sa më të mirë, ekspertët sugjerojnë tre herë në javë not, me një kohëzgjatje 30 – 45 minuta.
Përfitimet nga noti
Të ushtruarit e notit, qoftë edhe në një pishinë të ngrohtë, bën të mundur tendosjen e muskujve, duke rritur fleksibilitetin dhe zgjatjen e muskujve të ndryshëm në trup. Gjithashtu edhe pas një vrapi të lehtë noti do të sugjerohej në të njëjtën mënyrë. Pak not do të ndihmonte në çlirimin e energjisë negative, apo edhe çlirimin e toksinave trupore që pengojnë tendosjen muskulore.
Forcon zemrën
Të notuarit është një ndër aktivitetet që ndihmon dhe forcon zemrën, pasi përbën një ndër sportet më të pasura me lëvizje dhe teknikë. Ndërsa ushtrimet e tjera do të ishin më specifike, si të vrapuarit apo çiklizmi, noti përbën sportin më gjithëpërfshirës, duke bërë të mundur vënien në lëvizje të të gjithë trupit. Kështu pas tij do të ndiheni më aktiv dhe energjik. Ai përpunon siluetën tuaj. Së pari, ajo angazhon të gjithë muskujt tuaj dhe i zgjat ato. Së dyti, sporti i notit çon në një shpenzim të konsiderueshëm të energjisë (200-600 kcal / orë). Së treti, ai mobilizon rezervat yndyrore pas rreth 40 min. Një palestër e vërtetë për t’u dobësuar!
Balancon peshën
Të notuarit është vërtet i rëndësishëm, sidomos në ndërtimin e muskujve, si dhe forcimin e tyre. Madje noti ndihmon në zgjatjen e trupit, sidomos midis moshës 14-18 vjeç. Në rregullimin dhe forcimin e muskujve bëhet i mundur gjithashtu edhe rregullimi i metabolizmit, duke mundësuar kështu djegien e kalorive më shpejt se në kushte të tjera. Ai forcon muskujt: për të siguruar kontrollin e lëvizjes dhe mbajtjen e trupit në ujë, të gjithë muskujt janë të detyruar të punojnë.
Sport argëtues
Nëse të gjithë e presim verën me shumë dëshirë një ndër arsyet është pikërisht të notuarit. Sigurisht që noti konsiderohet një ndër sportet më me aventurë. Nëse nuk do të mundnit të kalonit ca ditë pushimesh në qytetin bregdetar më të afërt do të sugjerohej edhe të notuarit në pishinat më të afërta të qytetit. Kështu do të kishit mundësi të eksploronit kënaqësinë dhe aventurën që të ofron qoftë edhe një sipërfaqe e vogël ujore.
Migena Bushati/ SCAN Magazine
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.