”Nude Mona Lisa” mund të jetë pikturuar nga vetë Leonardo da Vinci!
Ekspertët e artit mund të kenë zgjidhur një enigmë që i ka munduar prej vitesh: nëse piktura e një gruaje nudo, e cila ka një ngjashmëri të habitshme me Mona Lisa, është origjinale e piktorit Leonardo da Vinçit apo jo. Pas një testimi të gjerë, hetuesit nga ‘’Qendra për Kërkimin dhe Restaurimin e Muzeve të Francës’’ thonë se piktura e njohur si “Monna Vanna” ose “Nude Mona Lisa”, është nisur në studion e Leonardo da Vinçit dhe mund ti përkasë vërtet atij por mendohet se është përfunduar nga studentët e da Vinçit.
Ata zbuluan gjithashtu se vizatimi paraqiste teknikën e preferuar të da Vinçit, të ashtuquajtur “sfumato”, i cili është një proces i miksimit të ngjyrave, duke arritur në përfundimin se kjo pikturë nuk është një kopje e origjinalit, por është ajo vetë origjinialja.
” Ekziston një mundësi e madhe që Leonardo da Vinçi të ketë bërë pjesën më të madhe të vizatimit”, tha Deldicque. “Është një vepër e një cilësie shumë të lartë të bërë nga një artist i madh”,- shprehet ai.
Ai pohon se pavarësisht nga “cilësia e vizatimit, si nën syrin e lirë dhe nën analizën e imazhit”, ekspertët nuk mund të jenë kurrë “absolutisht të sigurt” rreth origjinës së kësaj pikture.
Në qershor, Monna Vanna do të jetë pjesë e një ekspozite në Muzeun Condé në Chantilly, në Francën veriore, për të përkujtuar 500 vjetorin e vdekjes së Da Vinçit në 1519. Ekspozita do të sjellë shumë kopje të “Monna Vanna” nga artistë të tjerë dhe t’i krahasojë ato së bashku me skicën origjinale.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.