Nuk deklaroi paratë në kufi, 20 vjeçares nga Tirana i sekuestrohen 12 mijë e 450 euro! Procëedohet penalisht
Policia Kufitare e Rinasit ka parandaluar një tjetër rast të transfertës së parave jashtë shtetit, në mënyrë të kundërligjshme. Referuar njoftimit të Policisë janë sekuestruar 12 mijë e 450 euro ndërsa është proceduar penalisht një 20-vjeçare.
“Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në dalje të RSH-së, si rezultat i masave shtesë qoftë në intervistimin për arsyen e udhëtimit apo edhe për kontrollin fizik dhe të bagazheve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë kontrolleve të ushtruara kanë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë, 20-vjeçaren I. K., banuese në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetases së lartpërmendur iu gjetën në çantë 12450 euro, të padeklaruara në doganë” njofton Policia.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Policisë Kufitare në Rinas, materialet në ngarkim të kësaj shtetaseje i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarim i vlerave monetare në kufi”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.