Nuk dini se ku të shkoni me pushime? – Provoni destinacionet surprizë
Ekziston tashmë një linjë ajrore që do t’ju dërgojë në një destinacion të panjohur për ju.
Kompania Pack Up + Go ofron pushime të befasishme duke planifikuar udhëtime të tëra për udhëtarët pa zbuluar destinacionin.
Synimi i kompanisë është tu ofrojë udhëtarëve spontanitet me planifikim minimal ndaj dhe udhëtarët e zbulojnë destinacionin vetëm kur shkojnë në aeroport.
Si funksionon?
Ju vendosni një buxhet, por udhëtimet fillojnë nga 450 $ për person për udhëtimet me makinë dhe 650 $ për udhëtimet me aeroplan apo tren.
Itineraret shkojnë deri në 2000 $ për person për një fundjavë të vërtetë tre-ditore. Ju plotësoni një anketë, kur dëshironi të ikni? Çfarë lloji pushimesh dëshironi dhe se cilat janë udhëtimet e fundit që keni bërë?
Bazuar në përgjigjet tuaja, Pack Up + Go ju bashkon në një itinerar që mund të jetë i mbushur plot me aktivitete, me sporte në natyrë dhe parqe natyrore ose fundjava për tu relaksuar si psh në SPA apo në tregun e gjërave të përdorura.
Një javë para udhëtimit, kompania i dërgon informacion klientëve rreth parashikimit të motit në vendin ku do të shkojnë në mënyrë që të dinë se çfarë rrobash të marrin me vete dhe së bashku me to edhe informacionin për ditën datën dhe vendin që do të takohen për udhëtimin.
Me këto të dhëna vjen gjithashtu edhe një zarf i cili përmban disa të dhëna misterioze rreth vendit ku ata do të shkojnë, por që duhet ta hapin vetëm kur udhëtimi të ketë filluar.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.