Nuk do të ketë më përmbytje në Fier dhe Vlorë, Instituti i Gjeoshkencave: Bien ndjeshëm prurjet e Vjosës
Në qarkun e Fierit dhe Vlorës nuk pritet të ketë më përmbytje, sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave.
“Meqenëse Lumi Vjosa pritet të ulë ndjeshëm prurjet përgjatë ditës së sotme (e diel, dt.03.12.2017) dhe ditës së nesërme (e hënë, dt.04.12.2017) janë hequr paralajmërimet për vazhdimin e përmbytjes në qarqet Fier dhe Vlorë. Nga llogaritjet e fundit hidrologjike të IGJEUM, rezulton se, në pjesën fushore të këtij lumi do të ulet ndjeshëm rreziku nga përmbytja. Përgjatë mbrëmjes së sotme (e diel, dt.03) lumi Vjosa do të kthehet në shtratin e vet natyral.
Për pjesën tjetër të territorit nuk parashikohet rrezik i shtuar nga përmbytjet e lumenjve”.
RESHJET
Sot pasdite (e diel, dt.03) reshjet do të vazhdojnë, me një intensitet të dobët deri mesatar, ndërsa në qarqet e Veriut deri lokalisht intensive, të shoqëruara edhe me shtrëngata.
Nesër (e hënë, dt.04) reshjet lokale, të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Reshjet do të jenë në formë dëbore në zonat e larta malore, kryesisht në veri dhe lindje të vendit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.