Nuk plotësojnë kushtet – Në 6 ditë, AKU mbyll 58 thertore
58 subjekte që ushtronin aktivitetit e therjes së kafshëve në vend janë mbyllur në vetëm 6 ditë, pasi nuk plotësonin kushtet.
Në vazhdim të aksionit, inspektorët Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer edhe 67 inspektime në thertore e njësi therje, ku kanë vendosur 10 gjoba dhe 9 paralajmërime.
“Gjithashtu, gjetëm dhe bllokuam edhe 4 vende që përdoreshin në mënyrë ilegale për therjen e bagëtive”, thuhet në njoftimin e AKU.
Për të gjithë ato subjekte që kanë në fokus produktet ushqimore, AKU thotë, se toleranca do të jetë zero ndaj çdo shkeljeje, ashtu siç garanton edhe rritjen e cilësisë së inspektimeve.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.