Nuk respektuan rregullat anti-Covid, gjobiten 2 lokale! Një tjetër kapet duke ushtruar lojëra fati
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, si rezultat i kontrolleve të kryera për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit, si edhe për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në fshatin Zëmblak, Maliq në lokalin në përdorim të një shtetasi 18 vjeçar, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 njësi qendrore, 1 printer termik dhe 1 makinetë lojrash fati pa dokumentacion, të cilat ky shtetas dyshohet se i përdorte për lojra fati të palejuara.
Si edhe në fshatrat Pirg dhe Vashtmi, u konstatuan 2 ambiente (lokale) në të cilët ushtrohej aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.
Shërbimet e Policisë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. M., si edhe vendosën ndaj dy pronarëve të lokaleve masën administrative 1 milionë lekë secilit.
Policia apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.