Numër rekord testimesh, rriten infektimet, MSH: “3906 testime në 24 orë, rezultojnë pozitivë 725 qytetarë”
Gjatë 24 orëve të fundit është kryer një numër rekord testimesh ndaj Covid-19, ndërsa vihet re edhe një tendencë në rritje e infektimeve. Ministria e Shëndetësisë raporton se janë kryer 3906 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 725 qytetarë. 252 raste rezultojnë në Tiranë, 43 raste në Durrës, 38 raste në Mat dhe 36 raste në Lezhë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 551 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 36,102 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 273 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 3 janë të intubuar. Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 7 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet për të parandaluar përhapjen e virusit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.