Numërimi i votave – PS fiton 28 bashki, vijon procesi në 30 të tjera, 3 KZAZ të “bllokuara”
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në 28 bashki të vendit, ku fitues janë shpallur kandidatët e Partisë Socialiste. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjdhjeve, në 30 bashki të tjera vijon numërimi i votave, ku për Tiranën janë numëruar 504 nga 919 kuti votimi.
Sipas rezultateve të fundit kandidati i Partisë Socialiste Erion Veliaj ka marrë 93.8% të votave, kundrejt 6.18% që ka marrë kandidati i Bindjes Demokratike Arben Skënderaj. Me ritme më të ngadalta procesi i numërimit po ecën në disa bashki sikurse është Shkodra, Kruja, Elbasani, Vlora apo Gjirokastra. Ndërkohë që, në 3 bashki të tjera procesi i numërimit nuk ka nisur ende.
Më konkretisht numërimi nuk ka nisur në Bashkinë Shijak ku kandidat I Partisë Socialiste është Elton Arbana, ndërsa përballë tij kandidon Arben Pohumi nga Bindja Demokratike. Po ashtu,. Numërimi nuk ka nisur edhe në Kurbin ku kandidate e PS është Majlinda Cara, Ndërsa nga BD Edmond Piroli. Edhe në Peqin nuk ka nisur ende numërimi, ku kandidat i vetëm është Lorenc Tosku nga PS.
Sipas Komisonit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja në procesin e votimit të 30 qershorit arriti në 21.5%, por kjo shifër është kontestuar nga Partia Demokratike.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.