Numri global i të infektuarve kalon 6 milion / Trump anulon mbledhje e G7
Numri i personave të infektuar nga koronavirusi në të gjithë botën ka kaluar 6 milion.
Sipas të dhënave më të fundit nga faqja e Universitetit Johns Hopkins, tani ka pasur më shumë se 6,059,000 raste të sëmundjes në të gjithë botën, me 369,126 vdekje.
Më shumë se 1.7 milion nga ato raste janë regjistruar në Shtetet e Bashkuara, dhe përhapja e saj e vazhdueshme në vendin më të pasur në botë ka detyruar presidentin amerikan të braktisë planet për të organizuar samitin të G7, si shpresa e tij për ‘shërimin’ e Amerikës.
Trump dëshironte që liderët botërorë të kishin një takim ballë për ballë me të në Camp David pranë Uashington muajin tjetër, por ai tha të shtunën se takimi nuk do bëhej. Ky vendim pason një njoftim të Angela Merkel, për të mos marrë pjesë në G7. përveç nëse përhapja e pandemisë tregon shenja të keqësimit.
Trump tha se shpreson që takimi të zhvillohet në shtator dhe la të kuptohet se ai dëshiro të ftojë më shumë vende për të marrë pjesë, si Australia, Rusia dhe India.
D.B – SCAN
Burimi: The Guardian
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.