Nxehtësia e tokës shënon rritje – Matjet alarmojnë studiuesit!
Së fundmi janë publikuar matjet e temperaturës së tokës,gjë që i ka bërë studiuesit te arrijnë në përfundimin se vitet e fundit kanë qënë ndër më të nxehtët.
Ky është viti i gjashtë sipas studiuesve,që toka ka temperaurën më të lartë të rregjistruar ndonjëherë.
Dy agjenci shkencore amerikane – NASA dhe Administrata Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës – dhe një grup privat matës publikuan llogaritjet e tyre për temperaturën globale të vitit të kaluar dhe të gjitha matjet tregojnë se nuk ishte shumë prapa viteve 2016 dhe 2020 ultra të nxehtë .
Gjashtë llogaritje të ndryshme zbuluan se viti 2021 ishte midis vitit të pestë dhe të shtatë më të nxehtë që nga fundi i viteve 1800. NASA tha se viti 2021 ishte i lidhur me vitin 2018 për vendin e gjashtë më të ngrohtë, ndërsa NOAA e vendos vitin e kaluar në vendin e gjashtë më vete.Ka një shans 99% që 2022 të jetë ndër 10 vitet më të ngrohta të regjistruara dhe një shans 10% të jetë më i nxehti i regjistruar.
Vitin e kaluar, 1.8 miliardë njerëz në 25 vende aziatike, afrikane dhe të Lindjes së Mesme përjetuan rekord të nxehtësisë, duke përfshirë Kinën, Nigerinë, Bangladeshin, Iranin, Mianmarin dhe Korenë e Jugut. Oqeani i thellë, ku më së shumti nxehtësia ruhet në dete, vendosi gjithashtu një rekord për ngrohtësi në vitin 2021, sipas një studimi të veçantë . /AP NEWS
Vjola Gremi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.