Nxjerrja e akteve për fotovoltaikët – Çekrezi: Metodologjia gati deri në 1 maj, instalimet të jenë pa kufizime
Të mërkurën ka nisur puna për hartimin e metodologjisë që do të mundësojë hedhjen në rrjet të energjisë së prodhuar nga fotovoltaikët e instaluar nga bizneset dhe familjarët.
Në një prononcim për TV SCAN, Elton Çekrezi, një prej anëtarëve të grupit të përbashkët të ngritur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë thotë se udhëzimi duhet të dalë Brenda datës 1 maj, duke i hapur rrugën prodhimit të energjisë nga dielli për autokonsum.
Sipas Çekrezit përfaqësuesit e biznesit do të kërkojnë që të drejtën për instalimin e fotovoltaikëve ta ketë çdo qytetar apo biznes dhe jo të jetë i kufizuar sikurse parashikohet në draftin fillestar të ministrisë.
Nxjerrja e akteve nënligjore duhej të ishte bërë prej kohësh, ndërkohë që mungesa e tyre deri më tani ka mbajtur peng funksionimin e ligjit “Për nxitjen e Përdorimit të Energjisë nga Burimet e Rinovueshme”.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.