Obama shijon pushimet – Ja lëvizjet e ish-presidentit
Barack Obama duket se po shijon pushimet e merituara pasi la postin e presidentit në 20 Janar.
Ndërkohë në Washington, Presidenti Trump vazhdon të deklarojë pa prova se Obama e ka përgjuar ndërsa republikanët po përpiqen të hedhin poshtë ligjin e tij për shëndetësinë. Megjithatë, ish-presidenti vazhdon të relaksohet.
Nga çfarë ka postuar Obama, dimë se ka qenë në Kaliforni për luajtur golf, ka qenë në një ishull privat në Karaibe ku bëri surf me vela me miliarderin Richard Branson, ka marë pjesë në një shfaqje në Broadway dhe më pas ka darkuar me Bonon e U2.
Javën e kaluar Obama ka ngrënë drekë me Warren Buffet dhe më pas është rikthye rpër të luajtur golf në Kaliforni dhe Hawaii.
Ndërsa sot, Obama ndodhet i shtrirë duke shijuar rrezet e diellit në mes të Oqeanit Paqësor, në një ishull të vogël të quajtur Tetiaroa.
Thuhet se Obama do të kalojë një muaj në këtë ishull, i cili ka dhe një hotel luksoz të quajtur “Brando”, pasi dikur ishulli ishte në pronësi të Marlon Brandos.
Hoteli ekologjik ka vila me një-dy-tre dhoma dhe më parë ka pritur edhe yje si Leonardo Di Caprio. Çmimet nisin nga 2 mijë dollarë nata, në varësi të kushteve të akomodimit.
Një zëdhënës i Obamas u shpreh për CNN se ai është tashmë një qytetar privat dhe axhenda e tij kësisoj, është private.
Duke hamendësuar themi se Obama do të jetë duke shkruar një libër gjatë këtyre pushimeve, pasi së fundmi shtëpia botuese Penguin Random House tha se kishte arritur një marrëveshje prej 10 milionë dollarësh me ish-çiftin presidencial për kujtimet e tyre.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.