OBSH bën thirrje për të hapur shkollat, Kerkhove: Autoritetet të marrin masa strikte
Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka zhvilluar konferencën online me mediat nga e gjithë bota, ku u fol për zhvillimet më të fundit në lidhje me pandeminë e Covid-19. Në lidhje me hapjen e shkollave ishte drejtoresha teknike, Maria Van Kerkhove, që tha se shkollat mund të hapen për të mos i privuar fëmijët, por duhet që më parë të merren masa strikte.
“Nuk duhet që nga shkollat të privohen të rinjte apo fëmijët. Por, më parë duhet të krijohen kushtet e duhura, që lidhen me distancat në klasa, për të vijuar me krijimin e pikave për larjen e shpeshtë të duarve, apo sisteme të mira ajrimi dhe aspirimi. Pra duhet të merren masa të forta në aspektin e higjenës”, deklaroi Kerkhove. Ndërsa, kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Gebrejesus, tha se pandemia do të zgjasë edhe nëse do të gjendet vaksina, prandaj duhet që shoqëritë në çdo shtet të përshtaten me këtë realitet të ri që është krijuar. Sipas tij, duhet që qeveritë e ndryshme të marrin hapat e duhura për të mos bllokuar shoqërinë dhe ekonominë.
Arbër Hitaj / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.