OBSH paralajmëron: “Premtimi i G7 për 1 miliard vaksina është i pamjaftueshëm”
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus ka paralajmëruar se do të nevojiten dhjetë herë më shumë doza të vaksinës COVID-19 sesa ajo e premtuar nga udhëheqësit në G7 për botën në zhvillim, për t’i dhënë fund pandemisë.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus po fliste pas njoftimit të Kryeministrit Britanik Boris Johnson të Shtunën se kombet e G7 do të premtonin një miliard doza të vaksinës COVID-19, me 100 milion që vijnë nga MB dhe 500 milion nga SHBA.
Por Tedros tha që për t’i dhënë fund pandemisë, qëllimi duhej të ishte vaksinimi i 70% të popullsisë së botës deri vitin e ardhshëm kur G7 – kombet më të pasura të botës – do të takohen në Gjermani.
“Për ta bërë këtë, na duhen 11 miliardë doza”, tha ai.
Tedros shtoi se ishte thelbësore që vendet të hiqnin përkohësisht mbrojtjen e pronës intelektuale për vaksinat e koronavirusit, diçka që gjeti mbështetje në Uashington, por jo në Evropë.
SCAN
Burimi: The Guardian
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.