OBSH vlerëson mutacionin e Covid-19. Studion nëse virusi i ndryshuar në Danimarkë do ndikojë tek vaksina
Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se do të shqyrtojë masa të biosigurisë në të gjithë botën, pasi autoritetet daneze zbuluan një formë të mutacionit të koronavirusit, në fermat e vizonëve. Zbulimi i virusit të ndryshuar genetikisht tek vizonët ngriti pikëpyetje për efektshmërinë e vaksinës së ardhshme.
Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, tha më herët gjatë javës se qeveria planifikon të therrë të gjithë popullsinë e vizonëve prej 15 milionë, për të ulur rezikun e ritransmetimit të virusit të ri tek njerëzit. Ajo tha se situate është shumë serioze dhe se virusi i ndryshuar genetikisht mund të ketë pasoja botërore. Maria van Kerkhove, rkeu i em ergjencave i OBSH, tha se ka kohë që po vëzshgohet qarkullimi i virusit nga njerëzit tek kafshët dhe anasjelltas.
“Këto ndryshime genetike, nëse janë identifikuar tek vizonët apo tek njerëzit, duhet të rivlerësohen për shkak se këto nënkuptojnë që virusi sillet ndryshe”- tha ajo.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.