Oferta tunduese e Promobot – Do e shisnit zërin për 150,000 paund!?
Një kompani teknologjie është duke ofruar 150,000 paund për njerëzit që janë të gatshëm t’ia dorëzojnë të drejtat e fytyrës dhe zërit të tyre një roboti.
Promobot po krijon robotë të rinj hiperrealistë, dhe ata duan ti krijojnë ata duke u mbështetur tek fytyra dhe zëri i njerëzve të vërtetë. Kompania tha se po kërkon një pamje “të sjellshme dhe miqësore”, aplikantët mund të jenë të çfarëdolloj race apo gjinie,i vetmi kusht është të jenë mbi moshën 25 vjeç.
“Kompania jonë po zhvillon teknologji në fushën e njohjes së fytyrës, si dhe të të folurit, navigimit autonom, inteligjencës artificiale dhe fushave të tjera të robotikës.”,ka shkruar kompania krijuese në Facebook.
“Që nga viti 2019, ne kemi prodhuar dhe furnizuar tregun me robotë humanoidë në mënyrë aktive.Klientët tanë të rinj duan të nisin një projekt në shkallë të gjerë, dhe sa i përket kësaj, ata duhet të licencojnë një paraqitje të re robotësh për të shmangur vonesat ligjore.”,kanë shtuar ata ndër të tjera.
Personat që do të mund të kalojnë fazën e aplikimeve , duhet të bëjnë një model 3D të fytyrës së tyre dhe trupit njëkohësisht,të cilat do të shërbejnë për strukturimin fizik të robotit. Faza e mëvonshme është diktimi i një materiali prej të paktën 100 orësh,në mënyrë që të kopjohet zëri,që do ta ndihmojë robotin të komunikojë me klientin.
Promobot deri më tani përdor robotë në 43 vende, që kryejnë punën e administratorit ,promotorit,konsulentit dhe udhërrëfyesit.
Ata shpresojnë të lançojnë robotët e tyre të rinj njerëzorë në hotele, qendra tregtare dhe aeroporte në Amerikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme nga viti 2023. /INDIPENDENT
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.