Ofertë për bursën e Spanjës – Operatori i bursës së Zvicrës kërkon ta blejë për 3.1 miliardë dollarë
Operatori i bursës së Zvicrës, SIX, lajmëroi një ofertë për blerjen e bursës së Spanjës BME, një marrëveshje që sipas tyre do të krijojë kompaninë e tretë më të madhe në Europë për infrastrukturën e tregjeve financiarë.
Kompania zvicerane, që zotërohet nga një grup i bankave të vendit, do të ofrojë 34 euro për aksion për 100% të bursës së Spanjës. Marrëveshja, e gjitha në para cash’, do ta vlerësojë kompanitë në rreth 2.8 miliardë euro (3.1 miliardë $). Oferta u lajmërua pak minuta pasi operatori më i madh i bursave në Europë, Euronext, deklaroi se ndodhet në bisedime me bursën e Spanjës për një kombinim.
“Kjo është në linjë me strategjinë e rritjes së kompanisë dhe angazhimeve tona për t’i shërbyer klientëve me infrastrukturë tejet të besueshme të shërbimeve dhe akses në tregjet e kapitalit”, tha krytari i bursës së Zvicrës, Romeo Lacher.
Oferta është 33.9% sipër vlerës që kishte BME në mbyllje të tregtisë ditën e Premte. Kompania zvicerane lajmëroi se do të ruajë listimin e BME në bursat e Madridit, Barcelonës, Bilbaos dhe Valencias.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.