OFL bën bilancin/ Sa persona dhe sa pasuri janë bllokuar deri më tani. Shtohen edhe 2 kërkesa të tjera
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, Operacioni Forca e Ligjit njofton se i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve E. Sh, me banim në Tiranë, i cili aktualisht ndodhet i paraburgosur dhe Gj. C., me banim në Tiranë, pasi në vitin 2006, Gjykata e Rrethit Tiranë e ka dënuar me 10 vite burg, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.
“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme,” deklaroi përfaqësuesja e OFL-së.
Gjithashtu OFL, në bilancin e deklaruar ditën e sotme ka njoftuar se që prej nisjes së operacionit e deri sot, u ka dërguar kërkesë për vetëdeklarim të pasurisë 13 personave, si dhe ka sekuestruar: një vilë, një karburant, 6 banesa, 3 automjete dhe 1900 m2 truall, arë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.