OFL, fati i pasurive të sekuestruara – Kala: Fitimet e bizneseve të krimit në arkën e shtetit, pronat do jepen me qira ose për komunitetet
Pasuritë e konfiskuara të krimit do të administrohen nga shteti në rastet kur ato gjenerojnë fitime, do jepen me qira ose do përdoren në dobi të komuniteteve.
Drejtori i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara Artur Kala sqaron në një intervistë ekskluzive për Vetting.al fatin e aseteve të konfiskuara të krimit e të korrupsionit me ndryshimet ligjore që po ndërmerren lidhur me trajtimin e tyre.
Sipas tij, në arkën e shtetit deri tani janë derdhur rreth 9 milionë euro të ardhura nga menaxhimi i bizneseve apo dhënia e pronave me qira, shifër që pritet të rritet në vijim për shkak të sekuestrimeve të reja.
Ndryshimet e fundit në legjislacion kanë zgjeruar ndjeshëm fushën e veprimit të Agjencisë, e cila nuk do administrojë më vetëm pasuritë e kapura me ligjin antimafia, por edhe konfiskimet e bëra nga OFL, SPAK apo organet e tjera ligjzbatuese.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.