OKB: Në vitin 2050, numri i banorëve në tokë do të shkojë 9.8 miliard
Raporti i “Organizatës së Kombeve të Bashkuara” mbi popullsinë botërore thekson se pavarësisht rënies së lindjeve, çdo vit planeti Tokë pasurohet me 83 milionë banorë të rinj.
Deri në vitin 2030, është parashikuar që numri i njerëzve që banojnë në tokë do të rritet me 1 miliard, duke shkuar në plotë 9.8 miliard në vitin 2050.
Parashikimi për rritjen e popullsisë erdhi nga raporti i “Kombeve të Bashkuara” ku përfshiheshin statistika për më shumë se 233 vende të botës.
Ky raport theksoi se jemi në rritje me një normë prej 83 milion njerëz në vit, kjo shifër është ulur për shkak të rënies së lindjeve që filloi në vitin 1960. Gjysma e rritjes së popullsisë në 2050 do të jetë e përqendruar në nëntë shtete, të tilla si: Indi, Nigeri, Kongo, Pakistan, Etiopi, Tanzani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ugandë dhe Indonezi.
Brenda shtatë viteve numri i banorëve të Indisë do të tejkalojë atë të Kinës, aktualisht vendi më i populluar në botë me 1.4 miliardë njerëz.
Gjithashtu ky raport tregoi se në vitin 2050 do të kemi një botë pa të rinj, popullsia e 26 vendeve Afrikane do të dyfishohet, ndërkohë që norma e riprodhimit femëror do të bjerë në nivel global.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.