OPEC nxit çmimet – Marrëveshja pranë, nafta në rritje
Çmimet e naftës u rritën gjatë sesionit të sotëm, duke marrë shtysë nga besimi i tregjeve për një marrëveshje të re të OPEC për shkurtimin e prodhimit.
Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 54.34 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 51.64 dollarëve për fuçi. Të dy benchmarkët kryesorë kanë fituar më shumë se 10% që prej niveleve rekord minimale të prekura po gjatë Majit.
Ka qenë pikërisht konsensusi mes vendeve të OPEC dhe prodhuesve jashtë organizatës me në krye Rusinë, për të shtyrë në kohë marrëveshjen, nxitësi kryesor i marshimit të çmimeve. Prodhuesit do të takohen më 25 maj për të formalizuar marrëveshjen në fjalë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.