OPEC po bën “gjasme” – “IEA” fajëson organizatën, çmimet e naftës bien
Çmimet e naftës ranë me rreth 1% gjatë sesionit të fundit të kësaj jave, duke prekur nivelin më të ulët në më shumë se 1 javë.
Tendenca e re e çmimeve vjen pas deklaratave të agjencisë ndërkombëtare të energjisë, sipas së cilës, balancimi i tregut po kërkon kohë, për shkak të angazhimit të dobët të OPEC për të shkurtuar prodhimin, ashtu siç ka premtuar në fakt.
Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 51.42 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 48.11 dollarëve për fuçi.
Gjatë sesionit të djeshëm, çmimet e naftës prekën përkohësisht nivelet rekord maksimale të 3 muajve të fundit, por u tërhoqën më vonë me rreth 1.5%.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.