OPEC: Rritje e kërkesës për naftë në 2022 / “Do të kalojë nivelin e para pandemisë prej rritjes në SHBA, Kinë dhe Indi”
Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës projekton se kërkesa mund të rritet në vitin 2022, duke prekur nivele të para pandemisë, nxitur nga Shtetet e Bashkuara, Kina dhe India. Organizata theksoi në raportin mujor se kërkesa për vitin e ardhshëm mund të rritet me 3.4% në 99.86 milionë fuçi në ditë, dhe mund të arrijë një mesatare prej mbi 100 milionë fuçi në dytë në gjysmën e dytë të vitit 2022. Raporti reflekton besimin e kartelit se kërkesa do rimëkëmbet shpejtë nga pandemia, duke mundësuar grupin dhe vendet aleate që të heqin disa nga kufizimet në ofertë, të bëra në vitin 2020. Në raport, OPEC ruajti gjithashtu parashikimin për një rritje të kërkesës me 5.95 milionë fuçi në ditë, apo 6.6% këtë vit. OPEC projekton se kërkesa në Kinë dhe Indi do të kalojë nivelet e para pandemisë në vitin e ardhshëm. Sipas kartelit, Shtetet e Bashkuara do të japin kontributin me të madh në rritje ne kërkesës për naftë në vitin 2022, pavarësisht se përdorimi atje do të qëndrojë poshtë niveleve të 2019-s. Rritja ekonomike botërore pritet të ngadalësohet në 4.1% në vitin e ardhshëm nga 5.5% këtë vit, që po mbështetet nga stimuj qeveritar dhe me perspektivën që po varet kryesisht tek zhvillimet në lidhje me Covid.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.