Operacioni ‘Bagazhi i vjedhur’ – Sekuestrohen më shumë se 3 mijë euro dhe arrestohen dy shtetas
Policia e Shtetit ka njoftuar finalizimin e operacionit të koduar “Bagazhi i vjedhur”, falë të cilit është bërë e mundur arrestimi i 2 shtetasve, të cilët i kishin vjedhur një shtetaseje që po udhëtonte drejt Italisë një shumë prej 3000 eurosh dhe një shumë në lekë.
Gjatë kontrollit fizik të dy shtetasve të arrestuar, Policia kufitare u gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale shumat monetare të vjedhura në bagazhet e shtetases T.Th, thuhet në njoftim.
Shtetasit e arrestuar janë K. M., 24 vjeç, banues në fshatin Rinas, në Fushë-Krujë si dhe B. M., 60 vjeç, banues në fshatin Qerekë, po në Fushë-Krujë, bën me dije policia.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.