Operacioni “Credit Card Fraud” – Arrestohen dy shtetas, sekuestrohen 3 telefona dhe 8 karta krediti
Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Tiranë, finalizoi operacionin policor “Credit Card Fraud”, ku ka sekuestruar karta krediti të klonuara dhe pajisje të tjera që shërbenin për realizuar këtë proces, sipas publikimit të organit të mësipërm.
Në funksion të procedimit penal për kryerjen e veprës penale “Mashtrim kompjuterik” është bërë arrestimi i dy shtetasve A.B. 37 vjeç banues ne Rumani dhe C.M. 41 vjeç banues në Rumani, gjithashtu dhe një person i tretë me inicialet L.C. 38 vjeç lindur dhe banues në Rumani u procedua penalisht në gjendje të lirë, bën me dije njoftimi.
Shtetasit e mësipërm sipas policisë dyshohet të jenë përfshirë në rrethana të ndryshme kriminale të paligjshme si: përdorimi i 10 kartave të klonuara kanadeze dhe të Britanisë së Madhe, kallëzim penal ky, i bërë nga një bankë shqiptare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
Sipas Policisë së Shtetit gjatë kontrollit të këtyre shtetasve u sekuestruan si prova materiale sendet: 3 telefona të markave të ndryshme, 8 karta të ndryshme bankare, një sasi parash, pajisje për shkrues kartash magnetike dhe një Laptop. Materialet e sekuestruara i kaluan Prokurorisë për veprime te mëtejshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.