Operacioni Forca e Ligjit, dy të tjerë i shtohen listës së atyre që duhet të deklarojnë pasurinë
Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, Policia e Shtetit ka njoftuar se në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
Z.M., banues në Kukës, i dënuar me 10 vjet burgim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me pasoja të rënda”;
B.A., banues në Kukës, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.