Operacioni Forca e Ligjit zgjeron listën me emra të tjerë! 48 orë kohë për pasurinë
Operacioni Forca e Ligjit bën me dije se në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë, personave që janë subjekt i këtij ligji.
Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:
V.Z., banues në Fier, dënuar nga autoritetet italiane të drejtësisë, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;
E.R., banues në Kuçovë, dënuar nga autoritetet zvicerane dhe italiane të drejtësisë, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.