Operacioni “Kamionçina” – Ku përfundonin makinat e vjedhura në kryeqytet
Finalizohet operacioni i koduar “Kamionçina”, ku u godit një grup me veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes së automjeteve.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë zbuluan se grupi kriminal, pasi i vidhnin automjetet, më pas i çmontonin për pjesë këmbimi.
Mjetet vidheshin në Tiranë dhe më pas dërgonin në një servis në fshatin Blliçe, Peshkopi. Në bashkëpunim me Policinë e Dibrës u arrestuan 4 persona dhe u shpall në kërkim 1 tjetër.
Në pranga kanë rënë:
– F.D, 44 vjeç, banues në Blliçe Dibër (i dënuar më parë);
– M.D, 20 vjeç, banues në Blliçe Dibër;
– E.D.19 vjeç, banues në Blliçe Dibër;
– H.E, 49 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë ); si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. Gj., 48 vjeç, banues në Tiranë.
Në servisin e shtetasit F.D në fshatin Blliçe të Peshkopisë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 mjete dhe pjesë të disa makinave të tjera. Në sajë të punës hetimore të mirëorganizuar u dokumentua me prova ligjore se këta shtetas janë autor, të:
– Ngjarjes të ndodhur në 3 mars 2017, ku gjatë natës në rrugën “Sitki Çiço” kanë vjedhur mjetin tip “Benz”;
– Ngjarjes të ndodhur në 13 gusht 2017, ku në rrugën “Arkitekt Sinani”, është vjedhur mjetin tip “Benz”;
– Ngjarjes të ndodhur 7 shtator 2017, ku në rrugën “Selman Riza“, është vjedhur mjeti furgon tip “Benz”;
– Ngjarjes të ndodhur në 23 tetor 2016, ku në rrugën “Myslym Keta”, kanë vjedhur mjetin furgon tip “Benz”;
– Ngjarjes të ndodhur në 23 tetor 2017, ku kanë vjedhur automjetin tip kamionçinë ‘Mercedes Benz’.
Tiranë- DibërFinalizohet operacioni i koduar "Kamionçina", ku u godit një grup me veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes së automjeteve. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë, si rezultat i një pune policore disa mujore zbuluan dhe dokumentuan me prova ligjore veprimtarinë e grupit kriminal që vidhnin automjete dhe më pas i çmontonin për pjesë këmbimi.Mjetet vidheshin në Tiranë dhe më pas dërgonin në një servis në fshatin Blliçe, Peshkopi. Në bashkëpunim me Policinë e Dibrës u arrestuan 4 persona dhe u shpall në kërkim 1 tjetër.Ata janë:- F.D, 44 vjeç, banues në Blliçe Dibër (i dënuar më parë);- M.D, 20 vjeç, banues në Blliçe Dibër;- E.D.19 vjeç, banues në Blliçe Dibër;- H.E, 49 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë );si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. Gj., 48 vjeç, banues në Tiranë.Në servisin e shtetasit F.D në fshatin Blliçe të Peshkopisë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 mjete dhe pjesë të disa makinave të tjera. Në sajë të punës hetimore të mirëorganizuar u dokumentua me prova ligjore se këta shtetas janë autor, të:- Ngjarjes të ndodhur në 3 mars 2017, ku gjatë natës në rrugën “Sitki Çiço” kanë vjedhur mjetin tip “Benz”;- Ngjarjes të ndodhur në 13 gusht 2017, ku në rrugën “Arkitekt Sinani”, është vjedhur mjetin tip “Benz”;- Ngjarjes të ndodhur 7 shtator 2017, ku në rrugën “Selman Riza“, është vjedhur mjeti furgon tip “Benz”;- Ngjarjes të ndodhur në 23 tetor 2016, ku në rrugën “Myslym Keta”, kanë vjedhur mjetin furgon tip “Benz”;- Ngjarjes të ndodhur në 23 tetor 2017, ku kanë vjedhur automjetin tip kamionçinë ‘Mercedes Benz’.Policia e Shtetit vijon punën për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmërisë, e në këtë kuadër fton qytetarët të telefonojnë falas në numrat 112 dhe 129, kur konstatojnë paligjshmëri, duke i garantuar për reagim të shpejtë dhe të paanshëm.
Posted by Policia e Shtetit on Wednesday, November 1, 2017
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.