Operacioni ‘Liqeni i thatë’ – Policia arreston në flagrancë 2 shtetas për vjedhje të përsëritura banesash
Policia e Shtetit ka bërë me dije se ka arrestuar në flagrancë, dy shtetas që kryenin vjedhje banesash si dhe ka zbardhur dhe dokumentuar 7 raste të vjedhjeve në banesa, që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.
Sipas njoftimit, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe në bazë të provave të grumbulluara, organizuan dhe finalizuan operacioni policor të koduar “Liqeni i thatë”, në kuadër të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
-I. I., 28 vjeç, dhe E.S., 43 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Si dhe nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas janë autor i vjedhjeve në disa banesa, konkretisht:
– Më datë 23.08.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit D. C.
– Më datë 25.07.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit E.T.
– Më datë 11.06.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit E.K.
– Më datë 15.02.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetases I.B.
– Më datë 14.02.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit E.Rr.
– Më datë 13.01.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetases L.A.
– Më datë 28.12.2019 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit A.K.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim me shumë se një here.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.