Operacioni për mbrojtjen e mjedisit, Klosi: Penalizim për çdo biznes e individ që ndot ambientin
Çdo biznes apo individ që shkakton ndotjen e mjedisit do të vihet para përgjegjësive dhe do të penalizohet. Nga Durrësi ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi lancojë në një tryezë me kryetarët e 61 bashkive në vend, fillimin e operacionit për mbrojtjen e mjedisit.
“Penalizim për çdo biznes që fiton duke gërryer mjedisin, hotelet, marketet, baret, individët që e kanë deri më sot mjedisin si mallin pa zot, pronën e përbashkët dhe përgjegjësinë e askujt” .
Klosi tha që do të veprohet njëlloj siç u veprua për vjedhësit e energjisë elektrike.
“Ajo që ndodhi me ndalimin e vjedhjes së energjisë elektrike, do të ndodhë me operacionin e ndalimit të ndotjes, i cili do të shtrihet në disa faza. Në fazën e parë përveç penaliteteve, aksione pastrimi në akset kryesore rrugore, qendrat urbane, qendrat historike ku do të përfshihen disa ministri; e Brendshme, e Mbrojtjes, administrata, shkollat, universitetet. Por aleatët tanë më të mëdhenj do të jenë qytetarët” – deklaroi Klosi.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.