Operacioni “Roja i Gjelbër” – Prerje e paligjshme e pyjeve, procedohen penalisht 8 shtetas
Efektivet e Stacionit të Policisë Manëz, në zbatim të Plan-Operacionit ”Roja i Gjelbër”, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të prerjes së paligshme të pyjeve kanë filluar procedimin penal në ngarkim të 8 shtetasve, ku 4 prej të cilëve me detyrë Inspektorë të Emergjencave Civile dhe Shërbimit të Mjedisit Pyjor.
Ka filluar procedimi penal për shtetasit:
- S.D. 55 vjeç, banues në Ishëm , me detyrë Inspektor i Emergjencave Civile;
- R.S. 52 vjeç, banues në Ishëm , me detyrë Inspektor i Emergjencave Civile;
- E.C. 28 vjeç, banues në Durrës, me detyrë Inspektor i Shërbimit të Mjedisit Pyjor;
- A.C. 30 vjeç, banues në Ishëm, me detyrë Inspektor i Shërbimit të Mjedisit Pyjor.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:
- Z.B. 25 vjeç, banues në Ishëm;
- G.B. 32 vjeç, banues në Ishëm.
Më datë 03.10.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Rrotull, Ishëm është konstatuar prerje e paligjshme e pyjeve nga dy shtetasit e shpallur në kërkim.
Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale 17 metra sterë dru.
Gjithashtu ka filluar procedimi penal në ngarkim të shtetasve:
- Gj.Ç. 76 vjeç, banues në Manëz;
- B.Sh. 42 vjeç, banues në Hamallaj.
Më datë 03.10.2017, shtetasit Gj.Ç dhe B.Sh, në fshatin Armathë, Manëz, Durrës janë kapur në flagrancë pasi kishin prerë nga 2 metër kub dru zjarri secili në mënyrë të paligjshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.