Operacioni ‘Vakuf – Policia arreston 29 vjeçarin për vjedhje të përsëritura banesash dhe lokalesh
Policia e Shtetit ka njoftuar arrestimin e një 29-vjeçari të shpallur në kërkim, i dyshuar si autori i 7 rasteve të vjedhjes në banesa dhe lokale në qytetin e Peshkopisë dhe zonën rreth saj.
Sipas njoftimit Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës të ndodhura më parë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të identifikuar dhe të shpallur në kërkim, si rezultat i punës operative e hetimore, gjatë ditës së djeshme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Vakuf”, në një banesë të braktisur në fshatin Vakuf, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim policor:
- B.M., 29 vjeç, banues në Peshkopi.
Policia bën me dije se për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja” dhe ‘Vjedhja e mbetur në tentativë’, pasi nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se është autor i dyshuar i 7 rasteve të vjedhjeve në banesa dhe në lokale, të ndodhura më parë në qytetin e Peshkopisë dhe zonat përreth saj.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.