Operacioni “Vjeshtë 2017” – Sekuestrohen mbi 655 mijë euro dhe 4 apartamente
Mbi 655 mijë euro janë sekuestruar vetëm gjatë kësaj jave nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar, përmes operacionit “Vjeshtë 2017”.
Në kuadër të Planit të Masave “Vjeshtë 2017” për goditjen e grupeve dhe aseteve kriminale” janë sekuestruar 4 apartamente me vlerë mbi 4 milionë euro, një dyqan dhe dy llogari bankare.
Ndërsa në qytetin e Elbasanit dhe Tiranës, gjatë operacionit u sekuestruan 8 automjete, 3 prej tyre të blinduara. Shuma e sekuestruar gjatë operacionit policor i koduar “këmbyesit” kap shifrën e 11 mijë eurove, të dyshuara te falsifikuara si edhe 90 medikamente të ndryshme farmaceutike, sekuestrimi i të cilave u bë përmes një operacioni të koduar “Pangea X” në qytetin e Tiranës.
Vetëm dy ditë më parë, Seksioni Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër ka bërë të mundur mbylljen e një fabrike për “prodhimi të kundraligjshëm të artikujve industrialë e ushqimorë”, “falsifikim të formularëve”, “ruajtje apo depozitimi të mallrave kontrabandë” si dhe “fshehje të të ardhurave”.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.