Opozita: Buxheti 2022, i papërgjegjshëm – Leskaj: Drafti nuk është realist, po thelloni borxhin
Opozita e ka konsideruar projektbuxhetin 2022 si më të papërgjegjshmin, duke akuzuar Ministrinë e Financave se po thellon borxhin publik dhe se e bën parashikimin e të ardhurave e ndikuar nga presioni politik.
Ndërsa ka kërkuar llogari se ku do të shkojë huaja e marrë përmes Eurobondit.
Ministrja e Financave prezantoi projektbuxhetin e vitit të ardhshëm përpara deputetëve të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave ku theksoi se rritja ekonomike parashikohet të jetë 4.3 për qind.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.