Opozita paralajmëron protesta – Basha: Askush nuk i ndal dot qytetarët që kanë probleme ekonomike
Opozita ka njoftuar se do të nis një valë protestash me qytetarët për të mbrojtuar kushtetutën dhe reformën në drejtësi.
Në ditë e fundit të 2017 kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nisi turin e takimeve me qytetarë ku i ftonte të bëheshin pjesë e protestave për të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike që po kalon.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me një status në Facebook ka kujtuar edhe një herë se opozita do të nisë protestat.
Ndër të tjera në statusin e vet Basha shkruan se askush nuk mund ti ndal qytetarët të cilët po vuajnë nga kriza ekonomike.
“Këto janë shenjat e tmerrit që i ka kapur nga protesta e radhës. Burgosja e qytetarëve nuk e shpëton dot Edi Ramën, sepse një popull të tërë nuk e burgos dot.
Burgu është vendi për trafikantët, bashkëpunëtorët e krimit në pushtet, për të korruptuarit që Edi Rama po bën gjithçka për t’i mbrojtur, jo për qytetarët që ngrihen se nuk sigurojnë dot bukën e fëmijëve të tyre, ngrohjen në këtë dimër të acartë, nuk paguajnë dot faturat që rriten çdo vit”, shkruan Basha në Facebook.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.