Opsioni i ri i Facebook Messenger – Përkthen mesazhet tuaja nga “anglishtja në spanjisht”
Facebook Messenger tashmë mund të përkthejë mesazhet nga anglisht-spanjisht dhe anasjelltas.
Ky opsion i ri u prezantua në konferencën F8 në maj si një opsion i ri i Facebook i cili do t’i dedikohej bizneseve.
Që nga dita e sotme ju do të shihni një opsion “Translate to English/Spanish” i cili shfaqet kur dikush ju dërgon mesazhe në të dyja gjuhët për aq kohë sa jetoni në SHBA apo Meksikë.
Opsioni M Translations do t’ju pyesë nëse dëshironi të përktheni automatikisht të gjitha mesazhet që merrni nga ai mik në të ardhmen.
Për momentin ky opsion funksionon vetëm për përkthimet anglisht-spanjisht por në të ardhmen pritet të jetë i disponueshëm për gjuhë të reja.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.