Opsioni “shopping” vjen në Instagram – Thjeshton blerjet nëpërmjet rrjetit social
Tashmë Instagram po zgjeron opsionin e saj të blerjeve online në shumë shtete.
Gjigandi i medias sociale do t’i lejojë bizneset të etiketojnë produktet në postimet e tyre.
Ky opsion i ri gjithashtu do t’i lejojë bizneset të shtojnë opsionin “Shop” në profilet e tyre si dhe të mbledhin të dhëna se sa njerëz po i shohin produktet e tyre përmes Instagram.
Fillimisht opsioni i ri u lançua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vitin e kaluar por tashmë është përhapur në shumë shtete, të tilla si: Franca, Spanja, italia, Brazili, Australia dhe Mbretëria e Bashkuar.
Sipas të dhënave nga Instagram më shumë se 200 milionë njerëz vizitojnë çdo ditë profilet e biznesit në aplikacion çdo ditë por vetëm 1 e treta e tyre ndjekin kompanitë që po shfletojnë.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.