Organet e reja të drejtësisë, pa infrastrukturë – Fatmir Xhafaj: E papranueshme që SPAK nuk ka zyra, Gjykata e Lartë në gjendje të mjerë
Në seancën e dytë të diskutimeve të Buxhetit dhe paketës fiskale 2022, Deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj ka shprehur rezerva të forta lidhur investimet që do të bëjnë të mundur funksionimin pa pengesa të punës së organeve të reja të drejtësisë.
Sipas tij, është e papranueshme që sot të flitet për mungesë zyrash të SPAK, ndërkohë që mjediset e zyrat e Gjykatës së Lartë janë në gjendje të mjerueshme.
Megjithëse gëzon pagat më të larta në administratën publike, gjyqësori ka problem të rënda me infrastrkturën, duke parë se rreth 1.3 milionë dosje kanë nisur të zënë ambientet e godinave.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.