Organizonte baste në Tiranë, procedohet penalisht. Sekuestrohen celularë dhe televizorë!
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht një shtetas për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Në cilësinë e provës material janë sekuestruar 3 televizorë dhe një aparat celular.
“Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 2, proceduan në gjëndje të lirë shtetasin Sh. T., 49 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë në Itali, për veprën penale prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Në rrugën “Irfan Tomini”, në lokalin e tij, ky shtetas u konstatua duke hedhur lloto për ndeshje futbolli për shtetas të ndryshëm. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tre televizorë dhe një aparat celular” njofton Policia.
Më tej, policia njofton se kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun Tiranë deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.