OSHEE njoftim – Kompania private dëmton rrjetin duke lënë pa energji elektrike 7 kabina në Tiranë
OSHEE ka njoftuar se një dëmtimi të rrjetit 20kV,ku ka mbetur pa energji elektrike zona e “Ali Demit”.
Në njoftimin e OSHEE-së shkruhet: “Për shkak të dëmtimit të rrjetit 20kV pranë zonës së “tregut elektrik” nga një firmë private që po punon për shtrimin e rrugës, kanë mbetur pa energji 7 kabina që furnizojnë këto zona në Tiranë:
Fusha e “Ali Demit”, zona përballë shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, zona e Gjeologjika, Tregu Elektrik, zona pranë “Piro Mani”.
Grupet e punës së OSSH janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.