OST hap tenderët për zgjedhjen e konsulentëve-Vlerësim aseteve dhe detyrimeve të kompanisë! Në “lupë” edhe projektet me BB
Operatori i Sistemit te Transmetimit ka hapur dy tendera për përzgjedhjen e kompanisë që do të bëjnë vlerësimin e aseteve ose detyrimeve të kompanisë si dhe për auditimin e pasqyarve financiare të vitit 2019.
Në tenderin e parë, fondi limit i vënë në dispozicion është 1.2 milion lekë dhe afati kohor për dorëzimin e ofertave është data 11 nëntor.
Referuar dokumenteve të tenderit, objektivi i vlerësimit dhe konsulencës është që të mundësojë OST të paraqesë Pasqyrat e saj Financiare në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS), siç publikohen nga Bordi i Standarteve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (IASB).
“ Qëllimi është vlerësimi i huave me vlerën e drejtë në momentin fillestar, llogaritja e kostos së tyre të amortizuar si dhe llogaritja e vlerës së drejtë në momentin e paraqitjes në pasqyrat financiare në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS) si dhe konsulenca (analizim dhe implementim) për zbatimin e Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS)” përcaktohet në dokumentet e tenderit.
Konsulentët duhet të jenë me eksperiencë dhe të kenë kapacitetet e domosdoshme dhe të mjaftueshme për të realizuar qëllimin e kësaj konsulence duke hartuar një raport në përmbushje të objektivit dhe qëllimit të shërbimit.
Konsulenti duhet:
-Të ketë akses në informacion lidhur me normat e interesit të tregut dhe faktorëve të tjerë që përdoren në llogaritjen e vlerës së drejtë, në mënyrë që të korrigjohen normat e observueshme të tregut për të marrë parasysh të gjitha rreziqet dhe rrethanat që ndikojnë në përcaktimin vlerave të drejta të këtyre instrumenteve financiare, përfshirë shumën e instrumentit financiar, maturitetin, klasifikimin e huasë, llojin e interesit, monedhën, qëllimin e huasë, garancitë, mjedisin ekonomik ku operojnë palët e përfshira në kredi, rrezikun e mosperformimit;
-Të krijojë formate të përshtatura në Excel të cilat të përmbajnë llogaritje të vlerës së drejtë në momentin e njohjes fillestare, matjen e mëtejshme me kosto të amortizuar së bashku me dokumentimin e të dhënave përkatëse, përshkrimin e metodologjisë si dhe referencat e informacionit të aksesueshëm për tu përdorur për të përcaktuar normat e interesit për skontimin e flukseve monetare.
-Të krijojë formate të përshtatura në Excel të cilat përmbajnë llogaritje të vlerës së drejtë të huave afatgjata për periudhën raportuese.
-Të analizojë dhe implementojë të gjitha regullimet e nevojshme në Pasqyrat Financiare për të siguruar përputhje me Standartet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar duke përfshirë bazën mbështetëse për kontabilitetin lidhur me çdo rregullim. Regullimet duhet të përfshijnë regjistrimet kontabël dhe paraqitjen e informacioni në Pasqyrat Financiare.
-Të sigurojë asistencën e nevojshme për kryerjen e rregullimeve kontabël (duke përfshire edhe rregullimet për efekt të kursit të kembimit) në pasqyrat financiare për periudhën raportuese të përgatitura sipas IFRS.
Tenderi i dytë ka si objektiv auditimin e pasqyrave financiare të projektit dhe të mundësojë audituesin të shprehë një opinion profesional mbi pozicionin financiar të projektit në fund të vitit ushtrimor 2019.
Rregjistrimet kontabël të projektit ofrojnë bazën për përgatitjen e pasqyrave financiare të cilat pasqyrojnë transaksionet financiare në lidhje me projektin:
- Projekti për Linjën e Qarkut 110 kV Shqipëri e Jugut (Financim i KfË)
- Projekti për Linjën e Transmetimit 400 kV Tiranë – Prishtinë (Financim i KfË)
- Projekti per Programin e Eficencës së Energjisë të Sektorit të Transmetimit (Financim i KfË)
- Projekti për Linjën e Transmetimit 400 kV Shqipëri- Maqedoni (financim i KfË dhe EU-ËBIF)
Projektet e mësipërme janë realizuar ne mbështetjen financiare të Bankës Botërore.
Ky tender ka si fond limit 1.2 milion lekë dhe afati i dorëzimit të ofertave është 11 nëntori 2019.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.