OST i jep fibrat optike privatit/ Studimi i fisibilitetit nga BB nuk ka përfunduar, ERE jep opinion pozitiv
Operatori i Sistemit të Transmetimit do të japë në përdorim infrastrukturën e fibrës optike për palët e treta. Propozimi i OST ka marrë opinion pozitiv edhe nga Enti Rregullator i Energjisë, që i ka hapur dritën jeshile këtij procesi, ndonëse ka renditur disa kërkesa në drejtim të planit të biznesit apo sigurisë dhe qëndrushmërisë të sistemit elektorenergjetik.
Sipas ERE-s studimi i fizibilitetit tekniko –financiar lidhur me këtë aktivitet eshte duke u ndjekur nga Banka Boterore, ndërsa pritet të perfundoje ne gjashte mujorin e pare te vitit 2020. Sipas këtij dikasteri, ky studim do te percaktonte edhe mundesite dhe leverdishmerine e ketij projekti. Por, OST ka argumentuar se projekti do te jete i ndare ne 3 faza dhe në fazen e pare do te realizohen veprimtarite te cilat nuk do te kene kosto shtese, ndersa veprimtarite ne fazen e 2 dhe te 3 te cilat kerkojne kosto shtese do te nisin vetem pasi te kete perfunduar studimi i fizibilitetit. Referuar analizës së draft –Plan Biznesit, ERE vëren se te ardhurat nga aktiviteti do te jene ne vleren rreth 203,460,000 leke, por paraprakisht do të nevojitet një kosto fillestare prej 327,360,000 lekësh, me nje norme interesi 4% dhe nje afat shlyerje 6-vjeçar.
Por, dokumenti i paraqitur nga OST nuk përcakton se cilat janë shërbimet që do të jepen në fazën e parë të projekti, pra ato pa kosto, dhe cilat në fazat e tjera. “Si te tille ne vijim lind nevoja e dergimt ne ERE të planit te biznesit perfundimatar”,thuhet ndër të tjera në opinionin e ERE-s. Fibra optike është një ndër asetet e OST-së dhe është e shtrirë në një pjese te madhe të sistemit të transmetimit në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ajo instalohet për të realizuar mbrojtjen e rrjetit te transmetimit te energjise elektrike nga shkarkesat atmosferike si dhe të realizojë transmetimin dhe komunikimin e sigurtë, brenda sistemit te vet te trasmetimit, me OST fqinje dhe me rrjetin europian te transmetimit te energjise elektrike.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.