Pagesat e noterëve, në postë! Nënshkruhet marrëveshja, Duraj: ”Lehtësim për qytetarët”
Posta Shqiptare dhe Dhoma e Noterëve të Shqipërisë ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi e cila parashikon kryerjen e shërbimit të pagesave nga noterët për palët e treta, nëpërmjet sistemit të pagesave të Postës Shqiptare.
Ky system është integruar me sistemin e Dhomës Kombëtare të Notrrisë NISA. Gjatë nënshkrimit të saj, administrator i Postës Laert Duraj dhe Presidentaj e Dhomës së Notërve Mimoza Sadushaj deklaruan se kjo marrëveshje i mundëson noterit të kryejë pagesat nga zyra dhe t’i monitorojë ato edhe në qytetet e largët, ku me herët ka patur ankesa për shkak të mungesës së shërbimeve bankare.
Kjo marrëveshje do të lehtësojë shërbimet për qytetarët, kryesisht shërbimet e Agjensia Kombëtare e Kadastrës dhe institucioneve të tjera që ndërlidhen me zyrat e noterëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.