Pagesat e vonuara ndaj biznesit, shkurtohen afatet – Ligji ri, Ministria e Shëndetësisë duhet t’i likuidojë brenda 60 ditësh, jo 1 viti
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk mund të tejkalojë afatin prej 60 ditësh për likujdimin e pagesave të vonuara, që janë pjesë e detyrimeve kontraktuale me bizneset. Kjo në bazë të ndryshimeve në ligjin “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktuale dhe tregtare”, që reduktojnë afatin prej 1 viti që ishte aktualisht për këto pagesa.
Sipas Mesit, ligji i ri do të ndihmojë bizneset për të mos krijuar probleme me likuiditetin, duke marrë në konsideratë dhe situatën e krijuar nga COVID-19.
Aktualisht, Ministria e Shëndetësisë ka një shifër të ulët të detyrimeve të prapambetura, që kapin shifrën e 360 mijë lekësh e që i takojnë Drejtorinë Qendrore të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor. Sipas këtij dikasteri detyrimet kontraktuale janë përmbushur në masën 98% dhe pagesat e mbetura janë realizuar brenda vitit, sikurse parashikonte ligji i vjetër.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.