Pajisja e vogël që mund të vendoset brenda maskës mbrojtëse! – Mat gjendjen shëndetësore dhe jo vetëm
Që nga shpërthimi i pandemisë Covid-19, maska është bërë një prani e vazhdueshme në jetën e përditshme, duke hyrë në rrethin e vogël të objekteve gjithmonë të pranishme në çdo lëvizje si dhe në vendin e punës, si telefonat inteligjentë, kuletat dhe çelësat e shtëpisë. Çfarë mbështetje më të mirë për të monitoruar gjendjen shëndetësore sesa një aksesor që mbahet për orë të tëra në kontakt të ngushtë me traktin respirator? Ky është mendimi prapa projektit të fundit të lëshuar nga Universiteti i Northwestern, i cili zhvilloi një pajisje të vogël për t’u aplikuar në një mënyrë magnetike në pjesën e përparme të maskës për të zbuluar parametra të rëndësishëm jetësor.
Quhet FaceBit, një referencë e qartë për markën FitBit të pajisjeve që vishen, dhe përbëhet nga një qark i vogël plot me sensorë dhe me madhësinë e një monedhe dy euro, i cili mund të ngjitet nëpërmjet një magneti të vogël në çdo lloj maske si p.sh. ato kirurgjikale, ato Ffp2 apo ato prej pëlhure. Pasi të ndizet, kjo pajisje e vogël do të fillojë të monitorojë parametra shumë të rëndësishëm si ritmi i zemrës dhe frekuenca e frymëmarrjes, duke komunikuar të dhënat në kohë reale me një aplikacion për t’u shkarkuar në smartphone. Mund të kuptojë nëse përdoruesi është në një situatë stresuese, duke i sugjeruar që të bëjnë pak pushim.
Për më tepër, FaceBit ka aftësinë të paralajmërojë menjëherë në rast se maska është e veshur keq: diçka thelbësore veçanërisht për disa lloje përdoruesish si personeli mjekësor në spital, të cilët duhet të mbrohen gjithmonë në mënyrën më të mirë të mundshme. Të gjithëve iu është dashur të mbajnë maskën për një kohë të gjatë dhe gradualisht të humbasin njëfarë ndjeshmërie në sipërfaqe, por me këtë sistem ju paralajmëroheni menjëherë kur është koha për të rregulluar mbrojtjen. Ose, nëse është e nevojshme, të ndërroni maskën.
Siç shpjegohet në letrën që shoqëron FaceBit, ky qark i vogël është në gjendje të kompensojë energjinë e shpenzuar në funksionim duke shfrytëzuar nxehtësinë e emetuar nga trupi. Vlerësimet flasin për mbi 10 ditë autonomi përpara se ta rimbushet në mënyrën konvencionale, por qëllimi është të zbatohen edhe burime të tjera, si p.sh. një panel i vogël diellor për ta bërë atë autonom. FaceBit tani është në fazën e miratimit, nëse gjithçka shkon mirë, mund të prodhohet në masë dhe të debutojë në treg, duke e bërë atë shumë të dobishëm për personelin mjekësor.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.